` . Ronaldo me veprim interesant, largon shishet e ‘Coca-colas’ dhe mban vetëm shishen e ujit - TV SHENJA

Ronaldo me veprim interesant, largon shishet e ‘Coca-colas’ dhe mban vetëm shishen e ujit

Cristiano Ronaldo dihet që kur flitet për dietë dhe gjëra që duhet të konsumohen, është i fiksuar në maksimum dhe shpesh e ka thënë dhe se do të donte që djali i tij të mos pinte pije me gaz si Coca-Cola… Këtë e ka dëshmuar edhe sot në konferencën për shtyp të Portugalisë përpara ndeshjes debutuese të saj në këtë Europian…

Teksa konferenca nuk kishte nisur dhe përpara tij kishte dy shishe Coca-Cola prej qelqi, ai i ka zhvendosur duke i larguar dhe duke ngritur shishen e ujit: “Coca-Cola… pfff! Ujë më mirë”. /TS/