` . Ronaldo është ne mesin e tre personave më me influencë në sport - TV SHENJA

Ronaldo është ne mesin e tre personave më me influencë në sport

Cristiano Ronaldo është lojtari më me influencë në futboll dhe në mesin e tre personave që kanë influencë ne sport.

France Football ka krijuar një listë me personat më me influencë në futboll për vitin 2020, derisa aty bënë pjesë edhe pronari i Paris Saint-Germain, Masser Al-Khelaifi.

Ai nuk është vetëm president i skuadrës franceze, por ka nën menaxhim edhe beIN Media Group, që merret me organizimin e Kupës së Botës që mbahet në vitin 2022 në Katar.

Lista përmban në vete 50 emra që do të zbulohen në këtë javë, derisa magazina franceze, ka zbuluar vetëm disa prej emrave.

Aty besohet se janë edhe emra si, Jorge Mendes, Mino Raiola dhe Pinhas Zahavi, trajnerë Jurgen Klopp, Pep Guardiola dhe Zinedine Zidane, me lojtarët si, Lionel Messi, Neymar, Raheem Sterling, Mohamed Salah, Kylian Mbappé dhe Megan Rapinoe. /Telegrafi/