` . Roma gjen zëvendësuesin e Spinazzolas, afrohet Matias Vina! - TV SHENJA

Roma gjen zëvendësuesin e Spinazzolas, afrohet Matias Vina!

Matias Vina do të jetë zëvendësuesi i Leonardo Spinazzolas te Roma i cili do të mungojë gjatë për shkak të dëmtimit që pësoi në Euro 2020 me Italinë. Mbrojtësi i krahut do të zbarkojë orët e ardhshme në Romë për të kryer vizitat mjekësore, ndërkohë që Corriere Dello Sport ka zbuluar edhe shifrat e këtij transferimi. 11 milionë euro plus 3 milionë të tjera në formë bonusi do të shkojnë për Palmeirasin ndërkohë që uruguiani 23-vjeçar do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me një pagë prej 1,2 milionë eurosh në sezon me Romën.