Risi në Twitter: Foto të profilit me NFT

Risi në Twitter: Foto të profilit me NFT

Rrjeti social ka lejuar përdoruesit të shikojnë foto të ndryshme të profilit.

Twitter ka njoftuar se ka promovuar një mjet që lejon përdoruesit të shohin NFT-të si fotot e tyre të profilit.

Në këtë mënyrë, kompania hyn në sferën e grumbullimit dixhital, i cili ka shpërthyer gjatë vitit të fundit.

Shërbimi shfaq fotografitë e profilit NFT si gjashtëkëndësha, duke i bërë ato të ndryshme nga rrathët standardë të disponueshëm për përdoruesit e tjerë.

Duke klikuar mbi foto, shfaqen detaje rreth imazhit dhe pronarit të saj.

Ashtu si kompanitë e tjera të IT, Twitter dëshiron të ndjekë shpejt trendet, duke përfshirë NFT. Vitin e kaluar, rrjeti social u mundësoi përdoruesve të marrin dhe të dërgojnë Bitcoin.