Rikthime dhe katër ftesa të reja, Giresse zbulon listën e Kosovës

Rikthime dhe katër ftesa të reja, Giresse zbulon listën e Kosovës

Alain Giresse ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy sfidat e Kosovës në Nations League. Trajneri francez ka ftuar katër lojtarë për herë të parë në përfaqësuesen dardane.

Mesfushorët e Ballkanit Lumbardh Dellova dhe Lindon Emërllahu, “shkatërruesi” i Llapit Ilir Krasniqi dhe sulmuesi i Aarau Shkëlqim Vladi, do kenë shansin të debutojnë me Kosovën.

Rikthehet në më fund edhe Leart Paqarada. Kapiteni i St Pauli po paraqitet shumë mirë në Bundesliga 2 dhe deri tani numëron një gol dhe 3 asiste. Problemet me Challandes i përkasin të kaluarës dhe anësori i majtë është gati të japë sërish kontributin e tij te Kosova.