` . Ricciardo triumfon, Hamiltoni e Verstappen përplasen me njëri-tjetrin - TV SHENJA

Ricciardo triumfon, Hamiltoni e Verstappen përplasen me njëri-tjetrin

Ngasësi i McLarenit, Daniel Ricciardo, e ka fituar Grand-Prixin e Italisë. Por të dielën në pistën e Monzas në Itali u pa edhe përplasja e frikshme ndërmjet rivalëve për titull, Leëis Hamiltonit dhe Max Verstappenit.

Verstappen i ekipit të Red Bullit dhe Hamiltoni i Mercedesit luftonin për pozitë më të mirë, ndërsa bolidi i Verstappenit përfundoi mbi atë të Hamiltonit.

Shtatë herë kampioni i Botës shpëtoi pa lëndime. Asnjëri nga ta nuk e vazhdoi garën dhe kjo do të thotë se Verstappen mbetet pesë pikë më shumë në renditje se Hamiltoni në garën për titull.

Ngasësi tjetër i ekipit të Ricciardos, Lando Norris, ishte në vendin e dytë. Dy pozitat e para kjo dyshe i arriti për herën e parë qëkur triumfuan në Grand-Prixin e Kanadasë në vitin 2010. Ishte fitorja e parë për afër një dekadë.

Ricciardo në radio u dëgjua duke bërtitur “Whaaaaa! Po! Për ata që kanë menduar se jam larguar, nuk jam larguar asnjëherë. Faleminderit djelmosha”, përfundoi ai.