Rey Manaj largohet nga Barcelona dhe transferohet në Angli

Rey Manaj largohet nga Barcelona dhe transferohet në Angli

Tashmë është edhe zyrtarisht e konfirmuar. Rey Manaj është larguar nga Barcelona dhe është transferuar në Angli te Watfordi.

Sulmuesi shqiptar do të luajë në Championship, pasi Watfordi ra nga Premierliga në edicionin e fundit, shkruan Gazeta Express.

Manaj ka nënshkruar kontratë tri-vjeçare me skuadrën angleze për një shumë që mbetet sekret.

25-vjeçari shkon në Watford me përvoja nga Italia dhe Spanja, duke përfshirë top ligën italiane ku ai u paraqit gati 50 herë për Inter Milan, Spezia dhe Pescara.