` . Rexhepi në “Enter”: Koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa do të fitojë bindshëm në zgjedhjet lokale - TV SHENJA

Rexhepi në “Enter”: Koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa do të fitojë bindshëm në zgjedhjet lokale

Deputeti i Alternativës Skender Rexhepi në emisionin “Enter” ka deklaruar se janë të interesuar të bashkëpunojnë me Aleancën për Shqiptarët, pasi ky koalicion u tregua i sukseshëm në zgjedhjet parlamentare, përcjell SHENJA. Rexhepi më tej tha se koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa do t’i fitojë bindshëm zgjedhjet lokale.

“Gjithsesi koalicioni që e kemi bërë edhe më herët. Ne jemi të përkushtuar. Tash flas si deputet i Alternativës pasi këto bisedime janë bërë edhe në kuadër të kryesisë, vazhdimisht. Ne jemi të interesuar që zgjedhjet lokale të na gjejnë bashkarisht si formë e koalicionit pasi që ky koalicion u tregua i sukseshëm në zgjedhjet parlamentare dhe besojmë thellë që do të tregohet edhe në zgjedhjet lokale. Jemi të përgatitur dhe besojmë që do të arrijmë marrëveshje të përbashkët me Aleancën që edhe ndarjen e komunave ta bëjmë konform fuqive politike tona dhe besoj që në atë mënyrë do arrijmë që kandidatër për kryetare të jenë pjesë e koalicionit dhe lista për këshilltarë të jetë pjesë e koalicionit. Përsëri do merremi vesh. Jemi të bindur që zgjedhjet lokale koalicioni Aleanca – Alternativa do t’i fitojë bindshëm”, deklaroi Rexhepi. /SHENJA/