Revolucion në Formula 1, katër marka të njohura synojnë të hyjnë në botëror

Revolucion në Formula 1, katër marka të njohura synojnë të hyjnë në botëror

Formula 1 po bëhet gjithnjë e më shumë një sport global, tërheqës dhe spektakolar. Aq sa të tërheqë vëmendjen e mjaft markave të njohura të automobilizmit në botë, që synojnë të hyjnë në këtë sport. Dhe, kjo gjë, mund të realizohet nga viti 2026, kur hyjnë në fuqi rregullat e reja. Marka e parë automobilistike është Porshe, që pritet të bashkëpunojë me Red Bull, duke ofruar motorin e saj për makinën austriake. Marka e dytë është Audi, që synon të hyjë si skuadër më vete. Kompania e njohur gjermane e automobilizmit synon të marrë kuotat e Sauber, që aktualisht quhet Alfa Tauri. Por deri në vitin 2026, kur do të aplikohen “pouavër unit” e reja, gjithçka mund të ndodhë. Marka e tretë është Honda, që u largua një vit më parë. Marka japoneze gjithashtu synon të jetë më vete, ose mund të bashkëpunojë me Alfa Tauri. Ende enigma është emri i markës së katërt, por që sipas presidenti të Liberty Media, Stefano Domenikeli, do të zbulohet pas pushimeve verore.