Reus, lojtari i vitit në Gjermani

Reus, lojtari i vitit në Gjermani

Kur është në formë të mirë fizike, Marco Reus padyshim se gëzon dashurinë e të gjithëve.
Anëtari i Borussia Dortmund është shpallur lojtari i vitit në Gjermani (2018), nga votat DFB, shkruan faqja zyrtare e Bundesliga, transmeton lajmi.net.Mesfushori me tipare sulmuese ka fituar 33.9 % të votave (89,929), duke lënë mbrapa yllin e Bayern, Joshua Kimmich me 31%.
Në vendin e tretë është renditur anëtari i Manchester City, Leroy Sane, i cili ka grumbulluar 10.3 % të votave.Reus ishte paraqitur në 8 nga 13 ndeshjet e Gjermanisë në vitin 2018, duke regjistruar një gol dhe dy asistime.Kujtojmë se gjermani kishte vuajtur shumë me lëndimet më herët gjatë karrierës, por tashmë duket se është rikthyer.