Reprezentuesit grumbullohen në Shkup për ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve

Reprezentuesit grumbullohen në Shkup për ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve

Reprezentuesit e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut janë grumbulluar mesditën e kësaj të hëne në Shkup për dy ndeshjet e fundit në kuadër të Ligës së Kombeve. Seleksionuesi Bllagoja Milevski po përballet me probleme për këto dy ndeshje të shtatorit, kur pas Darko Çurlinovit, në dispozicionin e tij nuk do të mund të jenë as Valon Ethemi e Stefan Ristovski. Në këtë situatë shefi i stafit teknik te përfaqësuesja e vendit ka bërë ftesë shtesë për Egzon Bejtullain e Shkëndijës. Përfaqësuesja e Maqedonisë ndeshjen e parë e luan në transfertë me Gjeorgjinë në Tbilisi me 23 shtator, ndërsa tre ditë më vonë në Shkup pret Bullgarinë.