Renova nuk do të jetë pjesë e elitës, do të garojë me kategoritë e reja

Renova nuk do të jetë pjesë e elitës, do të garojë me kategoritë e reja

Çfarë po ndodh me Renovën?  Klubi i cili deri para disa ditëve llogaritej më stabil në elitën e futbollit vendor, ish-kampion dhe ish-fitues i Kupës së Maqedonisë, klub i cili disa herë ka siguruar dalje në Evropë.

Sipas burimeve të Televisionit Shenja, Renova i kanë liruar nga obligimet të gjithë futbollistët  dhe nuk do të jetë pjesë e elitës së futbollit vendor.

Fakti që ditëve të fundit një numër i madh i futbollistëve ndërprenë bashkëpunimin me Renovën ishte sinjal i qartë se diçka po ndodh me këtë skuadër. Siç merr vesh Televesioni Shenja pronarët e klubit nuk e kanë ndërmend të shesin klubin, megjithatë skuadra do të vazhdojë garat me kategoritë e reja.

Gjithsesi pritet që javën e ardhshme drejtuesit e Renovës të dalin me komunikatë zyrtare në lidhje me atë se çfarë do të ndodh me klubin.

Ndëkraq, tash mbetet për tu parë se kush do ta zërë vendin e Renovës ne elitë. /SHENJA/