Remenski: Ende nuk kemi vendosur nëse do të dalim me kandidat konsensual për zgjedhjet

LSDM dhe BDI ende janë në fazë të konsultimeve dhe analizave për atë se si do të dalin në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ndërsa në LSDM ende nuk është hapur çështja e kandidatëve të mundshme, e as për atë se a do të shkohet me kandidat konsensual ose jo, por të gjitha opsionet mbeten të hapura. Kështu ka deklaruar nënkryetarja e LSDM-së Frosina Remenski.
“Çështjet mes partnerëve të koalicionit bëhen në kuadër të organeve partiake dhe ende nuk kanë mbaruar. Po bëhen konsultime dhe analiza. Në parti ende nuk janë të hapura çështjet rreth kandidatëve të mundshme, nëse do të jetë kandidat konsensual, por gjithsesi se të gjitha opsionet janë të hapura për bisedim dhe do ta zgjedhim mënyrën më të duhur që t’i bashkojmë qytetarët rreth kandidatit të LSDM-së”, ka thënë Remenski.