Rekordi i jashtëzakonshëm i ekipit të Khabib Nurmagomedov

Rekordi i jashtëzakonshëm i ekipit të Khabib Nurmagomedov

Ekipi i Khabib Nurmagomedov mund të ketë rekordin më të mirë të përgjithshëm në historinë e arteve marciale të përziera.

Khabib Nurmagomedov njihet si një nga luftëtarët më të mirë MMA të gjeneratës së tij – dhe potencialisht në historinë e UFC, rekordi i tij 29-0 e tregon këtë më së miri edhe pse tash e një kohë është larguar garat.

Që nga pensionimi në vitin 2020, Nurmagomedov eshte fokusuar në karrierën e tij si trajner duke ndihmuar ‘luftëtarët’ nga vendi i tij, ai madje ka ofruar ndihmë edhe për atletët e tjerë të UFC-së.

Midis UFC, Bellator dhe një sërë kompeticionesh të tjera si Eagle FC, njeriu i njohur si ‘Shqiponja’ ka luajtur një rol të madh për të ndihmuar miqtë dhe anëtarët e familjes së tij për të përmirësuar rezultatet e tyre.

Kjo tashmë është dëshmuar pasi ‘luftëtarët’ të cilët janë pjesë e ekipit të tij mbajnë rekord të përgjithshëm me 142 fitore dhe vetëm 11 humbje.


Islam Makachev nën udhëheqjen e Khabib së fundmi mposhti Charles Oliveira në UFC 280 për t’u shpallur kampion i peshave të lehta.

Ndërsa kushëriri i Khabibit, Usman Nurmagomedov e fitoi medaljen e artë në Bellator javën e kaluar në moshën 24-vjeçare. /Telegrafi/