Rekordi i brazilianit të Realit, tani vlen 100 milionë

Rekordi i brazilianit të Realit, tani vlen 100 milionë

Reali i Madrid fitoi përsëri, këtë herë kundër Mallorcas së Muriqit në Santiago Bernabéu (4-1) në atë që ishte fitorja e gjashtë e sezonit midis La Ligas dhe Championsit. Në këtë takim pati shumë protagonistë, por veçohet njeri: Vinícius.

Kundër Mallorcas e çoi në katër numrin e ndeshjeve radhazi ku ka shënuar, duke u bërë lojtari më i ri brazilian që ka shënuar në katër sfida radhazi në kompeticion në shekullin e 21-të.

Statistikat e Vinicius janë brutale. Ai ka shënuar pesë gola deri më tani këtë sezon (katër në La Liga dhe një në Champions League) dhe ka dhënë dy asistime. Ka luajtur shtatë ndeshje, që do të thotë se shënon mesatarisht 0.71 gola për takim. Spektakolare.

Tashmë vlen 100 milionë euro

Duke marrë parasysh që Vinícius, kur mbërriti te “Los Blancos” vlerësohej 35 milionë, tashmë braziliani kushton praktikisht trefish. Sipas Transfermarkt, sulmuesi i Realit të Madrid këtë javë ka arritur një vlerë prej 100 milionë eurosh… dhe duket se trendi nuk ka për të ndryshuar.

Është e vërtetë që Reali i Madridit ka lojtarë me rëndësi të jashtëzakonshme, por Vinícius është një nga më të shquarit. Në fakt, paraqitjet e tij kanë qenë kyçe që skuadra “merengues” të jetë e vetmja me 100% fitore në pesë ligat kryesore evropiane këtë sezon (5/5).

Me këtë rekord, Reali i Madridit ka barazuar rekordin e arritur në fillim të sezonit 2009-‘10, kur fitoi pesë ndeshjet e para. Dy rastet e vetme në shekullin e 21-të ku të pesta ndeshjet e para janë fitur nga “Los Blancos”.