Regjistrohen dy viktima dhe 11 raste të reja me COVID-19

Regjistrohen dy viktima dhe 11 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët të fundit janë kryer 248 teste, ndërsa janë regjistruar 11 raste të reja me COVID-19.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (11), është regjistruar një riinfeksion.

Insitutii Shëndetit Publik sot ka konfirmuar 56 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Gjatë 24 orëve të kaluara nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini Im”, janë regjistruar dy humbje jete nga Shkupi. Personat e vdekur janë të moshës prej 66 deri në 80 vjeç. Një person ka humbur jetën në spital dhe një në shtëpi. Personat e vdekur janë regjistruar në periudhën nga 21.10 deri më 22.10.2022.