Regjistrohen 739 raste të reja me Covid-19

Regjistrohen 739 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 1.570 testime, ndërsa janë regjistruar 739 raste të reja me COVID-19.

Insituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 659 pacientë të shëruar.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja, janë regjistruar 153 riinfeksione.

Gjatë 24 orëve të fundit është raportuar një i vdekur nga Shkupi (73 vjeç), i cili ka ndërruar jetë në kushte spitalore. /SHENJA/