Regjistrohen 3 viktima dhe 521 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Regjistrohen 3 viktima dhe 521 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Regjistrohen 521 raste të reja me Covid-19 nga 1.231 testime të bëra  në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisësis njoftonë se janë regjistruar 485 pacientë të shëruar si dhe tre viktima. Në 24 orët e fundit janë regjistruar dy viktima, një 78-vjeçar nga Shkupi dhe një 48-vjeçar nga Struga, që të dy kanë ndërruar jetë në kushte spitalore. Sipas regjistrit “Termini im” është regjistruar edhe një pacient i vdekur me diagnozë Covid-19, bëhet fjalë për një 74-vjear nga Kërçova, që ka ndërruar jetë në kushte spitalore, e që është raportuar si i vdekur me datë 05.08.2022.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 336.560, numri i të shëruarve është 323.536, numri i të vdekurve është 9.429 dhe numri i rasteve aktive është 3.595.