` . Regjimi i Asadit dhe Rusia kanë kryer 79 sulme ndaj kampeve të refugjatëve në Siri - TV SHENJA

Regjimi i Asadit dhe Rusia kanë kryer 79 sulme ndaj kampeve të refugjatëve në Siri

Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR), njoftoi se regjimi i Asadit dhe mbështetësi i saj Rusia që nga fillimi i luftës e deri më tani kanë kryer 79 sulme ndaj kampeve ku jetojnë refugjatët në Siri, transmeton AA.

SNHR, publikoi një raport në lidhje me sulmet që regjimi i Asadit dhe Rusia kanë ndërmarrë ndaj kampeve ku jetojnë refugjatët në Siri.

Sipas raportit në luftën e brendshme që ka filluar në mars 2011, forcat e regjimit të përbërë nga ushtria e regjimit dhe grupet e huaja terroriste me mbështetje iraniane kanë sulmuar 61 herë kampet e refugjatëve, ndërsa forcat ruse 18 herë.

Regjimi dhe Rusia që nga fillimi i luftës e deri më tani kanë kryer gjithsej 79 sulme ndaj kampeve, ndërsa që nga 26 prilli e deri më sot 11 sulme.

Në raport nuk është dhënë informacion lidhur me humbjet e jetëve të civilëve si pasojë e sulmeve, por është theksuar se bombardimet janë kryer nga ajri dhe toka.