Regjim i veçantë komunikacioni nesër dhe pasnesër në Shkup

Regjim i veçantë komunikacioni nesër dhe pasnesër në Shkup

SPB Shkup nesër dhe pasnesër, më 29 dhe 30 nëntor, do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit nëpër rrugët në zonën e gjerë qendrore të Qytetit të Shkupit, pasi që një delegacion i kryesuar nga Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë do të arrijë për vizitë zyrtare në Shkup.

MPB u bënë thirrje të gjithë qytetarët pjesëmarrës në trafik t’u binden urdhrave të policisë.