Refuzohet ankesa e gazetarëve të burgosur të Reuters-it në Mianmar

Refuzohet ankesa e gazetarëve të burgosur të Reuters-it në Mianmar

Gjykata në Mianmar ka hedhur poshtë ankesën e dy gazetarëve të Reutersit, të cilët vitin e kaluar u dënuan me shtatë vjet burg për shkak të shkeljes së Ligjit për sekrete zyrtare, meqë hulumtonin vrasjen e dhjetëra pjesëtarëve të pakicës së rrezikuar muslimane në Arakan, raporton AA.

Gjykatësi Aung Naing të premten deklaroi se avokatët Wa Lonea dhe Kyaw Soe Ooa nuk kanë dorëzuar dëshmi të mjaftueshme për të dëshmuar pafajësinë e tyre. Gazetarët janë dënuar për posedim të dokumenteve qeveritare, ndërsa u arrestuan më 12 dhjetor të vitit 2017 në kryeqytetin, Yangon.

Gjykata e Mianmarit në shtatorin e vitit të kaluar dënoi dy gazetarët e agjencisë së lajmeve Reuters me shtatë vjet burg për shkak të hetimit të tyre për vrasjet e muslimanëve Rohingya të kryera nga pjesëtarët e forcave të sigurisë të Mianmarit në Arakan (Rakhine).

Wa Lone (32) dhe Kyaw Soe Oo (28) u dënuan për shkelje të Ligjit për Sekretet Zyrtare, pasi ata hetonin vrasjen e dhjetëra pjesëtarëve të pakicës së rrezikuar muslimane në Arakan.

Gjykatësi në Yangon, Ye Lwin, atëherë deklaroi se gazetarët u dënuan, meqë janë fajtorë për mbledhjen e dokumenteve të klasifikuara shtetërore dhe transferimin e mundshëm të këtyre dokumenteve në grupe që luftojnë qeverinë e Mianmarit.

Gazetari Wa Lone pas vendimit në shtator të vitit të kaluar tha se vendimi është i padrejtë, pasi gazetarët po bënin punën e tyre dhe po hetonin vrasjet e paligjshme të civilëve.

“Ne nuk kemi bërë asgjë të gabuar dhe nuk kemi frikë, ende besojmë në demokraci dhe në lirinë e të shprehurit, do të luftojmë për drejtësi”, tha pastaj Wa Lone.