Realizohet shkëmbimi më i madh i të zënëve rob mes Ukrainës dhe Rusisë

Realizohet shkëmbimi më i madh i të zënëve rob mes Ukrainës dhe Rusisë

Sot ka ndodhur shkëmbimi më i madh i të burgosurve mes rusëve dhe ukrainasve, që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Moska dhe Kievi shkëmbyen në total 218 të burgosur, që ishin mbajtur rob lufte, transmeton Telegrafi.

Në mesin e të zënëve rob kanë qenë 108 ukrainase, ku 12 prej tyre ishin civilë, ka njoftuar shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak.

“Ka qenë shkëmbimi më i madh i të zënëve rob, që ishin kryesisht gra”, thuhet në kumtesën e Yermak në Telegram.

Ai shtoi se 37 gra ishin zënë rob, pasi që forcat ruse morën nën kontroll fabrikën e çelikut Azovstal në qytetin port Mariupol.

Në anën tjetër, ministria ruse e Mbrojtjes, ka njoftuar se 110 rusë janë liruar, përfshirë 72 “civilë”. /Telegrafi/