Reali tepër e fort për Barcelonën, fitore dhe vendi i parë “Los Blancos”

Reali tepër e fort për Barcelonën, fitore dhe vendi i parë “Los Blancos”

Reali i Madridit është fitues i “El Clasico”. Madrilenët në shtëpi dominuan ndeshjen duke shënuar fitore me rezultatin 3-1.
Ishte Benzema në minutën e 12, ai i cili i dha epërsi Realit. Më pas në minutën e 35, Valverde dyfishoi rezultatin në 2-0.
Reali kishte në kontroll lojën, por për një moment në minutën e 83, Barcelona ngushtoi epërsinë në 2-1.
Më pas në minutat e fundit Rodrigo u faullua në zonën e penaltisë, ndërsa arbitri pas konsultimit me VAR-in, akordoi penalti për Realin.
I sakt në goditjen ishte Rodrigo duke vulosur kështu rezultatin në 3-1.
Me këtë fitore Reali shkëputet në vendin e parë me 25 pikë tre më shumë se katalanasit. /SHENJA/