Reali sonte pa Benzeman ndaj Atletikos

Reali sonte pa Benzeman ndaj Atletikos

Sonte në qendër të vëmendjes do të jetë derbi në Madrid, me Atletikon që pret Realin në përballjen e parë të tyre në sezonin e ri të La Ligas. Në këtë takim për shkak të një dëmtimi nuk do të paraqitet Karim Benzema. Lojtari më i mirë i “Mbretërve” do të mungojë në këtë ndeshje tejet të rëndësishme për skuadrën e tij, për shkak të dëmtimit të marrë gjatë ndeshjes me Seltikut në Ligën e Kampionëve.“Nuk do të them se kush do ta zëvendësojë Benzemën, por ai sigurisht që nuk do të luajë. Ai ka filluar të punojë individualisht dhe do të jetë gati pas pauzës ndërkombëtare”, ka thënë Ançeloti. Kujtojmë që sulmuesi francez ka shënuar tre gola në sezonin aktual. Derbi i Madridit do të luhet sonte në “Vanda Metropolitano”, duke nisur nga ora 21:00.