Reali përmbys me “poker” Mallorcan dhe i rimerr kreun Barcelonës

Reali përmbys me “poker” Mallorcan dhe i rimerr kreun Barcelonës

Kampionët në fuqi të Spanjës nuk e nisën shumë mirë, pasi rrezikuan të pësonin që në sekondën e 30’ nga sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.

Përtej dominimit të “Los Blancos” ishte Mallorca ajo që gjeti e para rrugën drejt rrjetës, me sulmuesin dardan që shënoi në minutën e 35’ me një goditje me kokë, pas krosimit të Lee.

Megjithatë madrilenët gjetën barazimin në minutën e 45+3’, me Valverde që kalo fare thjeshtë mbrojtjen e miqve dhe realizoi një super gol.

Ndeshja vazhdoi me barazimin 1-1, deri në minutën e 73’, kur falë një asisti nga Rodrigo, Vinicius Junior përmbysi gjithçka

Në minutën e 89’,  Rodrigo shmang dy kundërshtar njëri pas tjetrit dhe realizon një super gol, teksa në minutën e 93’ Rudiger vulosi gjithçka dhe i dhuroi “poker” Realit.

Pas kësaj përballje Reali rimerr kreu e renditjes, ndërsa pas pesë javësh numëron pikët e plota, plot 15.

Mallorca nga ana tjetër renditet në vend të 13-të me 5 pikë të grumbulluara në 5 javë.