Reali përgatit ofertën e bujshme për të marrë Mohamed Salah

Reali përgatit ofertën e bujshme për të marrë Mohamed Salah

Mohamed Salah, objektiv kryesor i Realit të Madridit për merkaton e verës së ardhshme. “Los Blancos”, sipas “The Sun”, kanë një plan gjenial për transferimin e “Faraonit” në “Bernabeu”: ofrimin e kartonit të Eden Hazardit dhe një shumë të konsiderueshme parash.

Egjiptiani, i cili po kalon një formë të shkëlqyer, nuk po nënshkruan rinovimin e kontratës, që i skadon në qershor të vitit 2023. Nga ana tjetër, belgu i Realit po rezulton zhgënjim total që kur mbërriti në kryeqytetin spanjoll në vitit 2019.

Topi tani është në fushën sulmuesit egjiptian, i cili nuk e pranon propozimin e “Anfield” për të fituar 400 000 euro në javë. Salah kërkon më shumë se 30 milionë euro në vit, diçka që klubi anglez nuk është i gatshëm t’ia ofrojë.