` . Reali me mungesa sfidon Alaves, për të shkuar sërish në +4 ndaj Barçës! - TV SHENJA

Reali me mungesa sfidon Alaves, për të shkuar sërish në +4 ndaj Barçës!

Reali i Madridit do të synojë ta thellojë sërish në +4 pikë avantazhin në renditje ndaj Barcelonës, në takimin ndaj Deportivo Alaves, ndeshje që mbyll javën e 35-të të La Ligas. Përballë baskëve që luftojnë për mbijetesë Los Blancos nuk do ta kenë të thjeshtë por me formën që ka treguar skuadra e Zidane me rikthimin e futbollit pas pandemisë, gjasat janë që merenguesit të marrin tre pikët e radhës. Në këtë sfidë për shkak kartonësh trajneri francez i Realit nuk do të ketë në dispozicion dy lojtarët e tij më të mirë në prapavijë, kapitenin Sergio Ramos që ka bërë edhe rolin e goleadorit në javët e fundit dhe mbrojtësin e djathtë Dani Carvajal, ndërsa në dyshim janë edhe Nacho, Varane, Hazard e Vinicius Jr. Nëse mposht Alavesin, Reali jo vetëm që do të regjistrojë fitoren e 8-të rresht por mund t’i lejojë vetës edhe dy barazime në 3 javët e fundit dhe mund të fitojë sërish titullin.