` . Reali kthehet në shina, fiton thellë ndaj Alaves, Benzema dygolësh - TV SHENJA

Reali kthehet në shina, fiton thellë ndaj Alaves, Benzema dygolësh

Reali i Madridit u kthye te fitorja në LaLiga, duke harruar disi dy humbjet e fundit në Superkupën e Spanjën dhe Kupën e Mbretit, që vunë diskutim pozicionin e Zinedine Zidane. Trajneri francez, në fakt, nuk ishte në stol në suksesin 1-4 në fushën e Alavesit për shkak të infektimit me Koronavirus, me “Los Blancos” që u drejtuan nga ndihmësi i Zizusë, Bettoni.

Sfida e zhvilluar në “Estadio Mendizorrotza” nuk pati histori, pasi Reali e mbylli praktikisht ndeshjen që në pjesën e parë, duke shënuar tre gola me autorë Casemiron, Benzemanë dhe Hazardin.

Në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 59-të, Joselu dha një shpresë për vendasit me golin e 1-3, por vetëm 18 minuta më vonë Benzema realizoi të dytin personal në këtë ndeshje dhe të katërtin për Realin, që rigjen disi qetësinë pas një serie rezultatesh negative. Reali me këtë sukses shkon në kuotën e 40 pikëve, katër më pak se Atletico, që ka edhe dy ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Përfundoi pa fitues sfida mes Real Sociadadit dhe Betisit e luajtur në San Sebastian. Vendësit shpërdoruan një epërsi të dyfishtë të krijuar nga golat e Isak dhe Oyarzabal, teksa në fundit e sfidës Canales dhe Joaquim shënuan golat që vulosën rezultatin 2-2.