Reali interesohet për Brojën

Reali interesohet për Brojën

Reali i Madridit është i interesuar për një lojtar shqiptar. Iberikja AS shkruan se në fokusin e kampionëve të Spanjës dhe Europës ka përfunduar Armando Broja, i cili akoma e ka të paqartë të ardhmen me Çelzin. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte shumë afër Vest Hemin, por “Çekiçët” nuk arritën një marrëveshje me Çelzin dhe investuan rreth 42 milionë euro për sulmuesin italian Xhanluka Skamaka. Reali do të blejë një sulmues nëse largohen emra si Dani Cebaljos, Marko Asensio apo Borja Majoral. 20-vjeçari shqiptar është një nga objektivat e klubit të famshëm spanjoll. Te Reali vlerësojnë shumë talentin dhe progresin e Brojës në vitet e fundit. Për momentin nuk ka kontakte mes palëve. Drejtuesit e Realit janë fokusuar te merkato në dalje, dhe më pas mund të nisin ofensivën për afrimin e lojtarit të talentuar të kombëtares kuqezi.