Reali i kthehet fitoreve në La Liga

Reali i kthehet fitoreve në La Liga

Real Madridi iu kthye fitores në La Liga pas humbjes nga Real Sociedadi, këtë herë nuk gaboi ndaj Real Betisit me rezultat 1-2.

Vendasit ishin mjaft mirë të organizuar, por Los Blancos arritën fitore me shumë mund në fund.

Goli i parë në takim erdhi nga Luka Modric në minutën e 13-të dhe në vazhdim nuk kishte ndonjë rast tjetër serioz për gol nga asnjëra skuadër.

Festa te goli i Luka Modricit në stadiumin Benito Villamarin (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Betisi e filloi pjesën e dytë më mirë, fillimisht rrezikoi me anë të Andres Guardado (61′), ndërsa gjashtë minuta më vonë edhe dhe goli nga Sergio Canales (67′).

Heroi i Los Blancos në këtë ndeshje ishte Daniel Ceballos, i cili me një gol në minutën e 88-të nga gjuajta e lirë i dha skuadrës së tij fitore.

Karim Benzema gjatë një momenti të ndeshjes (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Tani Reali renditet në vendin e katër në La Liga me 33 pikë, kurse Betisi në pozitën e shtatë me 26 pikë