` . Real Madridi ka vendosur të paguajë klauzolën e largimit të “yllit” të Interit - TV SHENJA

Real Madridi ka vendosur të paguajë klauzolën e largimit të “yllit” të Interit

Në përpjekjen për të zgjidhur çështjen e mungesës së golit në ndeshje të caktuara, Real Madridi planifikon të paguajë klauzolën e Lautaro Martínezit, sulmuesit argjentinas të Interit, gjatë muajit korrik.

Lajmi vjen nga kanali televiziv argjentinas TyC Sports, që raporton se lideri i Interit të Contes, me 16 gola dhe 4 asistime në 28 ndeshje të luajtura, mund të largohet nga Italia në këmbim të pagesës së rreth 111 milionë eurove, që është klauzola e vendosur në kontratën me zikaltrit.

Një shumë që Real Madridi do të ishte i gatshëm ta shpenzonte, plus 14 milionë euro në sezon si pagë për lojtarin 22-vjeçar. Për Lautaro Martinezin, në fakt, është interesuar edhe Barcelona, që me humbjen e Dembelesë, i cili duket se i ka “djegur” të gjitha shanset te “blaugranat”, po kërkon një alternativë të besueshme për të ardhmen. Pra, në verë, mund të kemi një El Clasico të ashpër mes dy gjigantëve spanjollë për shërbimet e Lautaros.

Sidoqoftë, për Real Madridin Lautaro nuk është opsioni i vetëm për përforcimin e sulmit. Interesi i “Los Blancos” për Mbappénë është i njohur, por me ofertën e fundit që i ka bërë 20-vjeçarit PSG-ja për rinovimin e kontratës (50 milionë euro në sezon), vështirë se kampioni i botës të largohet nga kryeqyteti Paris.