Real Madrid nxjerr një pikë në minutat e fundit

Real Madrid nxjerr një pikë në minutat e fundit

Real Madrid ka barazuar me Elchen me rezultat 2-2 në një ndeshje shumë të vështirë.

Mbretërit ishin duke humbur me rezultat 0-2 deri në 10 minutat e fundit të ndeshjes.

Për mysafirët golat i shënuan Boye në minutën e 42-të dhe Milla në minutën e 76-të.
Reali u rikthye në minutën e 82-të me golin e Modric dhe më pas në minutën e dytë shtesë me golin e Militaos.

Shqetësuese për Ancelottin është lëndimi i Benzema që u largua në minutën e 58-të.

Reali mbetët në vendin e parë me 50 pikë, katër më shumë se Sevilla që është në vendin e dytë.