Real Madrid dhe Leipzig nuk e diskutojnë fitoren, mbyllet aventura e grupit E

Real Madrid dhe Leipzig nuk e diskutojnë fitoren, mbyllet aventura e grupit E

Real Madrid fiton me goleadë 5-0 ndaj Celtic dhe mbyll grupet e Champions League si kryesues.
Brenda 20 minutash, Los Blancos fitojnë 2 penallti për të njëjtën arsye: Prekje me dorë në zonë. 11-metërshin e parë e mori përsipër Modriç duke e ekzekutuar në mënyrë perfekte, ndërsa në të dytën u tregua i saktë Rodrygo.

Mysafiret skocez patën shansin e artë për të ngushtuar shifrat, por Courtois priti penalltinë e Juranovic në fundin e pjesës së parë. Me nisjen e pjesës së dytë gjërat u bënë edhe më të thjeshta për kampionët në fuqi, pasi thelloi avantazhin Asensio.

Festivali i golave nuk kishte përfunduar ende, pasi spektaklin e tyre e dhurojnë edhe Vinicius e Valverde për 30 minutat e mbetura. Ekipi iPostecoglou A. realizoi golin e nderit me Jotan.