Reagon ish presidenti Ivanov, bën thirrje që të refuzohet propozimi francez

Reagon ish presidenti Ivanov, bën thirrje që të refuzohet propozimi francez

Ish presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov ka bërë thirrje që të refuzohet propozimi francez. Ai ka thënë se këto janë lojëra tinëzare për shpërbërjen e Maqedonisë.

“SI ish president i cili 10 vite ka qenë dëshmitarë dhe kundërshtarë i këtyre lojërave tinëzare për shkatërrimin e Maqedonisë bëj thirrje që të refuzohet propozimi francez. Me këtë ‘zgjidhje’ Republika e Maqedonisë do të hidhet në humnerë juridike, politike dhe historike. Populli maqedonas sërish është dëshmitarë i tradhtisë nacionale. Dinjiteti njerëzor dhe të drejtat janë vijat e kuqe të cilat nuk duhet të tejkalohen. Për ta nuk bisedohet e as negociohet. Mbrojtja e Maqedonisë është detyrimi i çdonjërit prej nesh”, ka thënë Ivanov, përcjell SHENJA.