` . Reagon Haki Abazi për heqjen e reciprocitetit: Ndarja e vendit është misioni i këtij grupi ilegal antikushtetues - TV SHENJA

Reagon Haki Abazi për heqjen e reciprocitetit: Ndarja e vendit është misioni i këtij grupi ilegal antikushtetues

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi  i LVV, ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë Hoti, për heqjen e të gjitha pengesave me Serbinë.

Abazi  në një postim të tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Qeveria Hoti po e lufton ‘pandeminë’, duke hequr reciprocitetin ndaj Serbisë.

Sipas tij,  ndarja e vendit është misioni i këtij grupi ilegal antikushtetues.

“Qeveria ilegale antikushtetuese e Thaçit. Po e ‘luftojnë’ pandeminë duke e hequr reciprocitetin ndaj Serbisë. Të njejtit kanë aprovuar asociacionin antikushtetues, kanë festuar me shampanjë ‘liberalizimin e vizave’, kanë nënshkruar demarkacionin… kanë vjedhur shtetin, kanë paguar për ndarjen, dhe e kanë lënë vendin në baltën e turpit. Ndarja e vendit është misioni i këtij grupi ilegal antikushtetues”, ka shkruar Abazi, në Facebook.

Qeveria ilegale antikushtetuese e ThaçitPo e ”luftojnë” pandeminë duke e hequr reciprocitetin ndaj Serbisë. Të njejtit…

Gepostet von Haki Abazi am Samstag, 6. Juni 2020