Reagon edhe Rabotniçki: Nuk jemi kundër ndihmës ndaj Vardarit, por të ndihmohen edhe klubet tjera

Reagon edhe Rabotniçki: Nuk jemi kundër ndihmës ndaj Vardarit, por të ndihmohen edhe klubet tjera

Skuadra e Rabotniçkit ka reaguar ndaj vendimit të Këshillit të Qytetit të Shkupit për ndihmë financiare prej 15 milionë denarëve për Vardarin, që do të jetë si ndihmë për klubin për pagesën e pagave të vonuara për futbollistët. Nga Rabotniçki kanë potencuar se janë kundër ndihmës që i jepet Vardarit, por potencojnë se duhet të ndihmohen edhe klubet tjera që i takojnë qytetit të Shkupit.

“FC Rabotniçki është një markë e futbollit në Maqedoni , një klub i themeluar në vitin 1937. Ne besojmë se Qyteti i Shkupit duhet të mbledhë forca dhe të gjejë një mënyrë për të ndihmuar edhe klubet e tjera, veçanërisht ato të ligës së parë që kanë edhe një origjinë evropiane. Në këtë periudhë, vështirësi financimi kanë edhe klubet e tjera të futbollit në Maqedoni, dhe KF Rabotniçki është i vetmi klub nga Shkupi që ndeshjet i luan në arenën “Todor Proeski” dhe për këtë ndanë mjete të konsiderueshme. Dëshirojmë të theksojmë se ne nuk jemi kundër vendimit për të ndihmuar Vardarin, por nuk duhet të jetë vetëm një klub i privilegjuar në kurriz të gjithë të tjerëve”, thuhet në komunikatën e Rabotniçkit.

Kujtojmë se ditën e djeshme për të njejtën reagoi edhe drejtori sportiv i Shkupit, Omer Bunjaku.