` . Reagim: Shoqata e Botuesve Shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kërkon që të anulohet programi i kulturës për veprimtari botuese dhe panaire ndërkombëtare 2021 - TV SHENJA

Reagim: Shoqata e Botuesve Shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kërkon që të anulohet programi i kulturës për veprimtari botuese dhe panaire ndërkombëtare 2021

Shoqata e Botuesve Shqiptarë në Maqedoninë e Veriut njofton opinionin e gjerë, se Programi i kulturës për veprimtari botuese 2021 në Repubilkën e Maqdonisë së Veriut,i publikuar nga Ministria e Kulturës është tërësisht diskriminues dhe “dënues”ndaj librit shqip. Edhe në Programin e sivjetëm për bashkëpunim ndërkombëtar, refuzohen kërkesat tona për të përfaqësuar vendin në panairet ndërkombëtare të librit, në Frankfurt, Stamboll, Sofje dhe Tiranë.
Kjo dëshmon fuqishëm për injorimin e skajshëm qëi bëhet kulturës shqiptarë në Maqedoni. Ku aspak nuk janë respektuar kriteret dhe vlerat e vendosura nga vetë Ministria e Kulturës,Mosmiratimi i asnjë projekti të konkuruar nga anëtarët e SHBSH, dëshmon për anashkalimin ndaj Botuesve shqiptarë, të cilët që nga pamvarësimi i Republikës së Maqedonisë janë në shërbim të fjalës dhe librit shqip.
A thua në këtë formë do bëjmë hapërimin drejt vlerave evropjane? A thua në këtë formë Ministria e kulturës i shërben multikultularitetit, integrimit multietnik dhe fjalës së shkruar në Maqedoni?
Kërkojmë fuqishëm nga Minstresha e Kulturës Irena Stefovskatë anulojë menjëherërezultatin e publikuar dhe tërishikojë e t`u jep përparësi shtëpive botuese të dëshmuara me veprimtarinë e tyre, me librat e botuar dhe me paraqitjet nëpër panairet e ndryshme vendore e rajonale dhe ndërkombëtare.
Kryetar,
Abdulmexhit SaliuShkup,26.02.2021