Raufi: Bisedat e reja do të dëshmojnë pafajësinë e të akuzuarve

Avokati i të akuzuarve të rastit “Monstra”, Naser Raufi, pas mbarimit të seancës e cila u zhvillua pa prezencën e medieve, ka deklaruar se sot janë prezantuar një numër i vogël i bisedave të përgjuara.
“Sot u prezantua një përqindje e vogël e bisedave por mendoj se në bisedat që do të vijojnë e që nuk na janë prezantuar, mund të vërehen edhe se personat që e kanë bërë këtë krim. Në procesin e kaluar janë fshehur shumë biseda dhe kjo duket tek tani. Sigurisht se në bisedat e ardhshme do të ketë diçka në favor të të akuzuarve që nuk kanë lidhje me këtë rast makabër”, ka deklaruar avokati Naser Raufi, transmeton SHENJA.