Rasti i PSP-së “Tenderët” vazhdon sot në Gjykatën Penale

Rasti i drejtuar nga PSP-ja “Tenderët”, do të vazhdojë sot në Gjykatën Penale. Në këtë proces gjyqësor e akuzuara e parë është ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska, e cila dyshohet për keqpërdorime në tenderin për punët ndërtimore në Muzeun e VMRO-së, i cili ka qenë pjesë e projektit “Shkupi 2014”. Sipas aktakuzës, një pjesë e punimeve në muze janë kryer në favor të personit juridik të kompanisë “Beton” nga Shtipi.