` . Ramos: Nëse Barça nuk do ta kishte Messin, Reali do të fitonte edhe më shumë trofe - TV SHENJA

Ramos: Nëse Barça nuk do ta kishte Messin, Reali do të fitonte edhe më shumë trofe

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka folur lidhur për yllin e Barcelonës, Lionel Messi.

Spanjolli do mungojë në “El Clasico” këtë të shtunë, shkaku i lëndimit, derisa edhe mungesa e Raphael Varane, nënkupton që në ‘zemrën’ e mbrojtjes së “Los Blancos” do jenë dyshja Eder Militao dhe Nacho Fernandez. Ramosi para kësaj ndeshje shumë të rëndësishme ka thënë se po të mos ishte argjentinasi te Barcelona, Reali do fitonte shumë trofe.
“Kemi vuajtur shumë nga Messi ndër vite, ndoshta nëse nuk do ishte te Barcelona, ne kemi mundur të fitojmë edhe më shumë”, ka thënë Ramos. “El Clasico” do të zhvillohet të shtunën në “Alfredo di Stefano” me fillim nga ora 21:00.