Ramos: Ne jemi në garë për titull

Ramos: Ne jemi në garë për titull

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos beson se skuadra e tij është ende në llogari për titullin e La Ligës, pas fitores 3-1 në derbin kundër rivalëve të Atletico Madridit.

Fitorja e Real Madridit në udhëtim te rivali i urryer, Atletico, ka ngritur apetitet e skuadrës në garën për titull.
Pas kësaj fitore, Mbretërit kanë kaluar Atleticos në vendin e dytë në La Liga, pesë pikë prapa liderëve të Barcelonës, të cilët luajnë nesër mbrëma.
“Ne e përmbushëm objektivin tonë sot, për të ngritur pozicionin tonë në tabelë”, ka thënë fillimisht Ramos pas ndeshjes.
“Ne kemi ulur diferencën ndaj liderëve dhe tani shohim se si do të veprojnë ata”.

“Liga është ende aty me garën e hapur për të luftuar për të”.
Real Madridi përballet me Barcelonën në ligë dhe ndeshjen kthyese të kupës në fund të këtij muaji dhe Ramos beson se ata mund të shkaktojnë probleme për ekipin e Ernesto Valverdes.

“Liga na motivon dhe ne duam të vazhdojmë të luftojmë për të dhe ta bëjmë jetën e vështirë për Barcelonën”, përfundoi kapiteni i Real Madridit. /Telegrafi/