` . Ramos i jep lamtumirën Realit pas 16 vitesh dhe shumë trofesh - TV SHENJA

Ramos i jep lamtumirën Realit pas 16 vitesh dhe shumë trofesh

Sergio Ramos nuk do të jetë më një lojtar i Real Madrid. Kapiteni legjendar i madrileneve ikën pas 16 sezonesh dhe një morie me suksese të siguara me këtë klub.
Qendërmbrojtësi luajti 476 ndeshje zyrtare me Realin duke shënuar edhe 72 gola. Mes sukseseve të rëndësishme llogariten 5 kampionate dhe 4 Champions League.
Ramos është padiskutim ndër më të mëdhenjtë e historisë së Los Blancos. Vendimi për divorcin mes palëve është dhënë nga vetë klubi madrilen. Ramos, 35 vjec ka shumë oferta në Europë por nuk ka vendosur ende për të ardhmen.