` . Ramos barazon rekordin e Koemanit si mbrojtësi me më shumë gola në histori të El Clasicos - TV SHENJA

Ramos barazon rekordin e Koemanit si mbrojtësi me më shumë gola në histori të El Clasicos

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos ka barazuar një rekord të madh të legjendës së Barcelonës, tani trajnerit të tyre, Ronald Koeman.

Real Madridi ka arritur të mposht Barcelonën me rezultat 1-3 në ndeshjen El Clasico të vlefshme për javën e shtatë në La Liga.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Ansu Fati (8’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Federico Valverde (5’), Sergio Ramos (63’) dhe Luka Modric (90’).

Goli i shënuar nga kapiteni i Mbretërve, Ramos, ka bërë që spanjolli të hyjë në histori të ndeshjeve El Clasico.

Me këtë gol, Ramos ka barazuar një rekord të madh të legjendës së Barcelonës, tani trajnerit të tyre, Koeman.

Ramos me pesë gola në ndeshjet El Clasico është bërë mbrojtësi me më së shumti gola në histori të këtyre ndeshjeve.

Kapiteni i Realit ka edhe disa ndeshje tjera para përfundimit të karrierës dhe më shumë mundësi mund të bëhet mbrojtësi me më së shumti gola në histori të El Clasicos.