Rama: Shqipëria së bashku me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut do të ndërtojnë bllok banesash në Irpin

Rama: Shqipëria së bashku me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut do të ndërtojnë bllok banesash në Irpin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se Shqipëria së bashku me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Verriut, do të ndërtojnë një bllok banesash në qytetin Irpin në Ukrainë, e cila është dëmtuar nga lufta.
Deklaratën, kreu i qeverisë shqiptare e dha këtë të mërkurë nga Kievi, në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas, Volodimir Zeleski dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

“Sot patëm mundësinë të shohim nga shumë pranë Irpinin dhe jam vërtet i lumtur që ratë dakord me propozimin tonë, për të bashkuar përpjekjet dhe për të ndëruar një bllok secili prej vendeve, ndërtesën e tij për familjet dhe fëmijët e Irpinit. E di që Bashkimi Europian dhe shumë të tjerë janë pjesë e kësaj përpjekje, por le ta bëjmë në mënyrë ballkanike, pa burokraci”, tha Rama.