Rama: Pranojeni propozimin francez, tjetër nuk do ketë kurse ne do të vazhdojmë pa ju

Rama: Pranojeni propozimin francez, tjetër nuk do ketë kurse ne do të vazhdojmë pa ju

Shkupi duhet të pranojë propozimin për zhbllokimin e integrimit evropian, të shfrytëzojë mundësinë dhe nuk duhet të lejojë që ai të qëndrojë në derën e BE-së edhe për 17 vjet, sipas kryeministrit shqiptar Edi Rama.

“Ju them, pranoje se nuk do të ketë propozim tjetër. Është finalja. Ju nuk keni nevojë të qëndroni në derën e BE-së për 17 vjet të tjera. Duhet të hapet dera dhe kështu do të mund të debatohen të gjitha çështjet përmes dialogut mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Hape këtë derë, hape tani”, tha Rama.

Sipas tij, tani është koha për të bërë një zgjedhje dhe mendja e tij, siç tha ai, është se do të jetë një gabim i madh mospranimi i propozimit, sepse vendi do të braktiset dhe askush nuk do të ketë vullnet të kthehen në të dhe për këtë arsye propozimi nuk duhet të refuzohet.