Rama: Jemi të vetmit në Europë që s’kemi rritur çmimin e energjisë

Rama: Jemi të vetmit në Europë që s’kemi rritur çmimin e energjisë

Kryeministri Edi Rama deklaron se Shqipëria mbetet i vetmi vend në Europë që nuk e ka prekur dhe do të vazhdojë të mos e prekë çmimin e energjisë për familjarët dhe biznesit të vogël.

Gjatë fjalës së tij në nisjen e punës për Parkut Fotovoltaik të Karavastasë, ai shtoi se kemi normën e inflacionit që është më e ulëta në rajon.

“Gjë që bën që norma e inflacionit që është sot problemi kryesor i të gjitha qeverive në Shqipëri, të jetë ndjeshëm më e ulëta në rajon. Pjesa tjetër është e pashmangshme dhe për ta lehtësuar sa të jetë e mundur këdo qoftë që patjetër ka nevojë për mbështetje, dua që askush mos e harrojë se ka dy të dhëna shumë të rëndësishme për të kuptuar situatën në të cilën ndodhemi”, u shpreh Rama. /Euronews/