Rama: Falënderoj shiun që nuk ra dhe qenin që ndali të lehurat

Rama: Falënderoj shiun që nuk ra dhe qenin që ndali të lehurat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e përbashkët të qeverive, në një moment ka nxitur edhe të qeshura.

Rama pasi falënderoi kryeministrin Kurti dhe kabinetin kosovar për pritjen, bëri edhe dy falënderime.

Në fillim, Kurti qeshi, por nga fundi, ndryshoi çehre.

“Faleminderit edhe për ndalimin e shiut se ka pasur herë pas here reshje 20-minutësshe. Ishte një qen aty, që lehte përpara se të fillonin himnet, por mbas këndimit të himneve edhe qeni nuk leu më, çka jep mesazh për ngjashmëritë e tij në botën e njerëzve, që kërkojnë të fusin xixa mes mesh”, ka thënë Rama.