Rama fajëson bizneset për rritjen e çmimeve: Kush vendos çmim të lartë i bën dëm vetes

Rama fajëson bizneset për rritjen e çmimeve: Kush vendos çmim të lartë i bën dëm vetes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka kritikuar bizneset bregdetare për rritjen e madhe të çmimeve pas shqetësimit se ka një rënie të numrit të turistëve.

“Nëse ka një problem me çmimet e larta është për t’u parë dhe analizuar në fund, dhe jo tani,” ka thënë Rama.
“Nëse dikush vendos çmim të lartë dhe nuk i vjen njeri, dëm vetes së vet i bën”.

“Nëse në fund do ta kemi këtë konstatim, do të jetë një mësim shumë i mirë në treg konkurrues, duhet menduar mirë para se të vihen çmimet”.
Mirëpo, për Ramën veprimet e pamatura të bizneseve do të jenë mësim për ta marrë parasysh konkurrencën e madhe për turizëm në Mesdhe.

“Po qe kështu, ky do të bëhet një mësim i madh. Mos të harrojmë se ku ndodhemi. Ndodhemi mes konkurrentëve të fortë të Mesdheut. Meqë u hap nami i Shqipërisë për të ardhur si një vend me të gjitha magjitë e veta, hajde t’u biem me top çmimeve. Investimet e qeverisë kanë ndryshuar kartëvizitën e vendit”.
“Në Lungomare nuk kishe ku të kaloje se kishte jashtëqitje delesh, dhe në anën tjetër ndërtime pa leje, sot është ndryshe”.