` . Rama: 5848 familje janë ndihmuar vetëm sot - TV-SHENJA

Rama: 5848 familje janë ndihmuar vetëm sot

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se
po vijojnë ndihmat e dhëna për familjet në nevojë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama bëri të ditur se
vetëm sot janë ndihmuar 5848 familje me gjëra ushqimore dhe barna mjekësore,
njofton Klan Kosova.

Mes tjerash Rama bëri me dije se prejse ka filluar ky
operacion humanitar janë vizituar 107.128 familje.

Ky
është postimi i plotë i Ramës:

SHKON NË 107.128 NUMRI I DYERVE KU KEMI TROKITUR, QYSH
NGA NISJA E OPERACIONIT HUMANITAR!
FAMILJE NË NDIHMË EKONOMIKE, PENSIONISTË KRYEFAMILJARË, INDIVIDË NË NEVOJË PËR
NDIHMË, KANË NDJERË MANIFESTIMIN KONKRET TË PËRKUJDESJES TONË

DO TË VAZHDOJMË KËSHTU, NESËR, PASNESËR, PAPUSHIM DERI NË
FUND TË LUFTËS