Raketa e re balistike me kapacitet bërthamor e SHBA-së shpërthen gjatë testimit

Raketa e re balistike me kapacitet bërthamor e SHBA-së shpërthen gjatë testimit

Raketa e re balistike me kapacitet për të mbajtur kokë bërthamore e zhvilluar nga ushtria e SHBA-së shpërtheu gjatë testimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ushtria e SHBA-së testoi në Bazën e Forcave Hapësinore Vanderberg në Kaliforni, raketën e emërtuar “Minotaur II+” me kapacitet për të mbajtur kokë bërthamore të zhvilluar mbi raketat balistike ndërkontinentale Minuteman.

Në një deklaratë me shkrim nga baza thuhet se raketa “Minotaur II+” shpërtheu rreth 11 sekonda pasi u lëshua nga Test Pad-01 në orën 23:01 të së mërkurës sipas kohës lokale. Në shpërthim nuk ka pasur të plagosur ndërsa rrënojat janë vënë nën kontroll menjëherë në afërsi të mekanizmit lëshues”.

Më tej bëhet e ditur se për të përcaktuar shkakun e shpërthimit është formuar një komision hetimor.

“Minotaur II+” zhvillohet duke bashkuar pjesët e raketave ndërkontinentale Minuteman të lënë jashtë funksionit dhe të segmentit të sipërm të raketës bërthamore aktuale Minuteman III.

Vandenberg këtë teknologji të re e teston në mënyrën e raketës rutinë pa municion bërthamor.

Në deklaratë thuhet se në testin e të mërkurës, raketës i është vendosur edhe pjesa “Mark 21A” e cila do të mbajë kokën luftarake bërthamore dhe e cila siguron rikthimin e raketës në atmosferë.

Forcat Ajrore të SHBA-së kanë bërë marrëveshje me Lockheed Martin për të ridizajnuar Mark 21A në mënyrë që të mbajë kokën e re luftarake bërthamore W87-1 e cila ka fuqinë shpërthyese (300 kilotonë) 15 herë më të madhe se bomba “Fat Man” e hedhur në vitin 1945 në qytetin Nagasaki të Japonisë.